Filloi protesta e Sindikatës së pavarur për shëndetësi

nga D V

Shkup, 8 prill – Sindikata e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale sot para Shtëpisë së punëtorëve filloi protestën e paralajmëruar për punësim jo selektiv, harmonizim të pagave konform Ligjit për pagën minimale dhe rritjen e koeficienteve si shtesa në pagë.

“Me protestën dëshirojmë të shprehim pakënaqësinë tonë për aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes kolektive dhe të theksojmë pashmangshmërinë, apo domosdoshmërinë e nënshkrimit të saj menjëherë pas formimit të qeverisë së re”, tha Lubisha Karanfillovski.

Protesta me moton “Shëndetësia në protestë për pagë” nga Shtëpia e punëtorëve do të vazhdojë deri te Ministria e Shëndetësisë ku janë paraparë deklarata të kryetarit të Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Lubisha Karanfillovski dhe kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov.

Protesta është mbështetur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Njëkohësisht, sot punonjësit e shëndetësisë do të dalin në protestë edhe para qendrave shëndetësore në mbarë vendin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More