Fillon ndërtimi i Parkut me erë në Shtip, investim në vlerë prej 500 milionë dollarëve

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Në afërsi të Shtipit sot do të vendoset gur-themeli i Parkut me erë, të cilin do ta ndërtojë kompania “Alkazar enerxhi” investim në me vlerl prej mbi 500 milionë dollarëve që duhet të hap 630 vende të reja pune.

Në fillim të ndërtimit të parkut më të madh me erë në Maqedoni, do të marrin pjesë dhe do të drejtohen kryeministri hristian Micskoski, ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe bashkëthemelkuesi i partneri menaxhues i “Alkazar enerxhi”, Daniel Kalderon.

Parku me erë, i cili është investimi më i madh në pjesën e burimeve të ripërtërira në rajon, do të jetë i lokalizuar mes Shtipit, Karbincit dhe Radovishit në sipërfaqe prej rreth 326 hektarë.

Është parashikuar që të ketë 55 parqe me erë, të cilët do të prodhojnë energji elektrike, me të cilën do të përmbushen nevojat e rreth 100 mijë amvisërive.

Realizimi i projektit, siç theksojnë nga “Alkazar enerxhi”, do të sjellë shumë përfitime për ekonominë, bashkësinë e biznesit dhe për qytetarët, krijon vlerë të përgjithshme për shtetin dhe hap potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm. Parku me erë paraqet edhe hap të rëndësishëm ndaj përforcimit të sigurisë energjetike dhe qëllimeve për energji të rinovueshme në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More