Tetovë, 21 korrik – Me një donacion prej rreth 800 mijë euro, ka filluar rikonstruimi i gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski deklaroi se ky është një donacion nga një kompani me përgjegjësi shoqërore që, tha, i ka dhuruar edhe një objekt në këtë shumë dhe komunës së Tearcës për relizimin e një projekti për kanalizime që duhet të përfundojë me një stacion pastrimi.
“Ky është një akt i emocioneve dhe kënaqësisë së madhe sepse nga ky gjimnaz kanë dalë shumë profesorë, shkencëtarë dhe kryetar komune, deklaroi Mickoski.
Theksoi edhe se në thirrjen e dytë që sapo ka përfunduar të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Komuna e Tetovës për projekte mori 11.5 milionë euro dhe së bashku me 3.7 milionë euro nga thirrja e parë – 15 milionë euro.
“Kjo nuk është vetëm asfalt dhe beton, por një jetë cilësore për qytetarët, gjë që nuk ka ndodhur në historinë e Tetovës dhe të gjithë shtetin”, theksoi Mickoski.
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, bëri të ditur se me riokonstruimin, gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” do të marrë një pamje krejtësisht të re dhe kushte të reja për nxënësit.
Siç tha, dy ndërtesat që përbëjnë gjimnazin janë më të vjetrat në Tetovë dhe “një simbol i traditës në qytet”.