Filluan punimet, Kodra e Diellit do të bëhet qendra më e bukur në Ballkan

nga Xh M

Tetovë, 30 qershor – Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar punimet intenzive në qarkoren nga fshati Lisec deri te Kodra e Diellit.

“Me këtë video pamje ku po punohet intenzivisht në qarkoren “Lisec- Kodra e Diellit” ju uroj ditë të mbarë. Kjo rrugë me të gjitha parametrat do të jetë një pikë kthese e turizmit, do të rrisë vlerën e pronave dhe dukshëm do të lehtësojë qarkullimin e makinave për në Kodër të Diellit. Ky vit është vit i transformimit!”, shkruan Kasami me këtë rast.

Fillimin e punimeve e ka komentuar edhe deputeti Adnan Azizi.

“Ata bëjnë shpifje, ne punojmë.
Edhe shpifja se Bilall Kasami ja ka dhënë kryetarin e Këshillit, VMRO-DPMNE-së, do të demaskohet shumë shpejtë, ashtu si po demaskohet çdo shpifje tjetër e juaja deri më tani.

Ky është NDRYSHIMI!

JU Kodrën e Diellit e lat me zero investim, ne po e shndërrojmë në Qendrën më të bukur në Ballkan.

Ju shpifni, Ne VEPROJMË!”, ka shkruar Azizi.

https://www.facebook.com/share/r/fTGY5PfHsVX1g7gK/?mibextid=WC7FNe

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More