Shkup, 30 qershor – Kabineti qeveritar ngadalë po plotësohet edhe me eshalonin e dytë që pritet javës që vjen të votohet në Kuvend.
Sipas informacioneve të fundit, partnerët e koalicionit tashmë janë dakorduar për emrat e zëvendës ministrave.
Tashmë dihet që në MPB zëvendës pritet të jetë Muhamet Ameti nga LD, në Transport dhe Lidhje do të ulet Kaltrina Zekolli Beqiri, në Bujqësi do të vendoset Flakron Bexheti kurse në Mbrojtje Elfete Ismaili.
Ish kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski do të jetë zëvendës tek ministria e Ekonomisë dhe Punës, Gjoko Velkovski tek ministria për Çështje Sociale, Demografi dhe Rini, Zoran Dimitrovski në MPJ, ish deputetja Ane Loshkovska tek ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Lulzim Aliu pritet të ulet si zëvendës tek ministria e Arsimit, Safije Sadiku Shahini tek ministria e Sportit.