Flakët “përpijnë” tre shtëpi në Terpan, kërkohet evakuimi i banorëve të disa fshatrave, MB: Të largohen menjëherë nga banesat

nga L. M

Vatrat e zjarrit në fshatrat e njësisë administrative Terpan kanë rrezikuar banesat.

Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se bëhet fjalë për fshatrat Vokopo, Zhapokik, Rehov, Rërpan.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkaur forcat zjarrfikëse të Skraparit, Beratit dhe Poliçanit. Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët ndërsa po luftohet për të shpëtuar banesat e tjera.

Sakaq, Ministria e Mbrojtjes thekson se në Terpan zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

Kështu, u kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More