Flet miku i Gerti Bogdanit: Jemi shokuar, bënte një jetë të rregullt

nga D V

Lisandër Hoxha, një prej miqve të shumtë të Gerti Bogdanit, ka reaguar në një lidhje telefonike për Euronews Albania, në lidhje me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.

Hoxha tha se ndihet i shokuar për humbjen e mikut të tij në një moshë kaq të re.

Ai vlerësoi makimalisht figurën e Gert Bogdanit si qytetar dhe si politikan dhe shprehu ngushëllimet për miqtë dhe familjarët e ish-deputetit.
“Jemi të shokuar, kemi humbur, një mik dhe një shok, një djalë të mrekullueshëm dhe jam sinqerisht pa fjalë. Një njeri i mirë, i cili i dha shumë Forumit të PD kur ishte kryetar, si dhe parlamentit kur ishte deputet. Unë si Lisandër kam pasur shumë shoqëri me të dhe ndihem shumë i tronditur”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More