Vdekja e ish-deputeti Bogdani, policia: U gjet pa ndjenja në ambientet e një hoteli

nga D V

Policia e Shtetit ka reaguar rreth ngjarjes së rëndë të largimit të parakohshëm nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se trupi i të ndjerit është gjetur në ambientet e një hoteli në Tiranë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç.

Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More