Flota e anijeve luftarake të BM-së dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

nga D. V.

Britania e Madhe dhe Norvegjia do të nënshkruajnë një pakt mbrojtës që do të bashkojë flotat e tyre të anijeve luftarake për të gjurmuar nëndetëset ruse në Atlantikun e Veriut.

“Marrëveshja synon mbrojtjen e kabllove të rëndësishme nënujore – të cilat janë nën kërcënim në rritje nga Moska – me një rritje prej 30% të anijeve ruse të raportuara në ujërat e Britanisë së Madhe në dy vitet e fundit”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.

Njoftimi vjen ndërsa kryeministri Keir Starmer pret homologun e tij norvegjez, Jonas Store në RAF Lossiemouth, në Skocinë veriore.

E ashtuquajtura marrëveshja “Lunna House” – e emërtuar sipas bazës së Ishujve Shetland të përdorur nga rezistenca norvegjeze gjatë Luftës së Dytë Botërore – mbështetet nga marrëveshja BM-Norvegji prej 13,3 miliardë dollarësh, e nënshkruar në shtator.

Fregatat e tipit 26 do të ndërtohen në kantierin e “BAE Systems” në Glasgou dhe do të lejojnë një flotë prej të paktën 13 anijesh – nga Britania e Madhe dhe Norvegjia – të paktën pesë prej të cilave do të jenë norvegjeze – të operojnë së bashku në Evropën veriore.

Anijet luftarake do të monitorojnë lëvizjet detare ruse në ujërat midis Groenlandës, Islandës dhe Britanisë së Madhe – duke mbrojtur kabllot e shtratit të detit dhe tubacionet e rëndësishme për rrjetet britanike të komunikimit, energjisë elektrike dhe gazit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More