FMN: Regjim i lirë i kursit të këmbimit. Sejko: Ekonomia po përballet me rreziqe gjeopolitike

nga L. M

Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon që në Shqipëri të vijoj regjimi i lirë i kursit të këmbimit.Guvernatori Gent Sejko priti në një takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët u distua për zhvillimet ekonomike në vend.

Përfaqësues të Misionit theksuan se një kurs i lirë këmbimi ofron një instrument të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë me standardet e Bashkimit Evropian. Aktualisht një euro po këmbehet me 97 lekë ndërsa një dollar me 83 lekë.

Guvernatori Sejko vuri theksin në sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase të tilla si si intensifikimi i konflikteve gjeopolitike që krijojnë një mjedis me pasiguri të lartë duke kërkuar vëmendjen e nevojshme dhe fleksibilitet për të reaguar në mënyrë efektive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More