“Fol me Sllobën” Gërvalla rikujton bisedën Thaçi–Grabovci për Listën Serbe

nga D. V.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka kthyer në opinion bisedën që ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte bërë me deputetin Adem Grabovci, ku kishin folur edhe për Listën Serbe.

Gërvalla ka shkruar se ky është një rikujtim për të gjithë ata që kanë harruar si bëheshin koalicionet në të kaluarën.

“Fol me Sllobën. Një ndihmë e vogël për të kuptuar arsyet e vërteta të bllokadës në Kuvend. Një rikujtim për të gjithë ata që kanë harruar si bëheshin koalicionet në të kaluarën”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, ajo thekson se ky është një zotim që kjo praktikë e së kaluarës nuk kthehet më.

Ndryshe, Kuvendi ka mbetur pa u konstituar tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More