Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

nga D V

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Pas anijes Lissus në detin Egje, marina shqiptare do të patrullojë në Mesdhe në kuadër të operacionit FOCOPS edhe me anijen Butrinti.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se “Ekuipazhi shqiptar do të kryejë detyra speciale nën Komandën e Forcave Detare të NATO-s për njohjen e situatës detare dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More