Forum ekonomik “Fuqizimi i grave të afta për punë: Strategjitë për zhbllokimin e potencialit dhe rritjen e produktivitetit”

nga D. V.

Shkup, 11 prill – Forumi ekonomik “Fuqizimi i grave të afta për punë: Strategjitë për zhbllokimin e potencialit dhe rritjen e produktivitetit” do të mbahet sot në Shkup nën organizim të Institutit për hulumtim ekonomik dhe politikë – Finance Think.

Në ngjarje, siç njoftojnë organizatorët, fjalime hyrëse do të mbajnë presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova dhe zëvendësambasadori britanik në Maqedoninë e Veriut, Daniel Filer.

Profesori pranë Universitetit Amerikan Kolexh Shkup, Marjan Petreski do të promovojë studimin dhe gjetjet, ndërsa në kuadër të panel diskutimit do të mbajnë fjalime ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More