Forumi i Gruas i VLEN takon gratë afariste – premtohet prioritet për fuqizimin e gruas në Gostivar

nga Redaksia

Gostivar, 7 janar – Me aktivitetet parazgjedhore ka vazhduar edhe kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.

Aktiviteti i djeshëm i Shtabit të Bejtës në kuadër të fushatës parazgjedhore, është realizuar përmes Forumin të Gruas, të cilat kanë zhvilluar takimet me gratë afariste, ku janë diskutuar çështje me rëndësi në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri dhe kyçjen e grave në jetën politike dhe atë të biznesit, si dhe problemet apo pengesat me të cilat përballen gratë.

Ekipi i Forumit të Grave të Bejtës, ka premtuar se me ardhjen e Bejtës në krye të komunës, kësaj çështje do t’i jepet rëndësi dhe prioritet i veçantë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More