Forumi i Gruas në LD, në një tubim të Vetëvendosjes për gratë

nga D V

Shkup, 31 janar – Kryetarja e Forumit të Gruas së Lëvizjes Demokratike, Saranda Imeri-Stafai, bashkë me kryesinë e Forumit të Gruas të LD mori pjesë në një tubim të jashtëzakonshëm të Lëvizjes Vetëvendosje për gratë, që u mbajt në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Zgjedhjet në Kosovë tashmë nuk janë vetëm të Kosovës, pasi jehona e fitores së VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti ndihet në secilin cep të kufijve të shqiptarisë.

Ishte një natë e bukur dhe moment i rëndësishëm, pasi bashkuam forcat dhe dëshirat tona për të avancuar përpjekjet për barazi gjinore dhe mundësi të barabarta për të gjitha gratë e Kosovës.

Ne, si përfaqësues të Lëvizjes Demokratike, ndajmë me Lëvizjen Vetëvendosje një angazhim të pandalshëm për promovimin dhe fuqizimin e gruas. Duke qenë gjysma e shoqërisë, ne e dimë që gjithëpërfshirja e grave është rruga drejt ardhmes së qëndrueshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More