Shkup, 31 janar – Letër proteste nga Kolegji Mjekësor i Klinikës Universitare për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët “Kozle”, për përkrahjen e parezervë të Veselinka Mitrovska Josifova dhe shkarkimin e menjëhershëm të u.d. drejtoreshës, Karolina Simonovska.
Bordi mjekësor i Klinikës për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët Kozle kërkon shkarkimin e menjëhershëm dhe urgjent të u.d. Drejtoreshës Karolina Simonovska, pas vendimit të fundit skandaloz për shkarkimin e koleges së saj Dr. Veselinka Mitrovska Josifovska, specialiste e njohur ORL dhe bronkoskope me përvojë shumëvjeçare, dhe kërkojnë kthimin e menjëhershëm të mjekes në punë nga institucionet e sistemit.
“Skandali i fundit që ka tronditur klinikën, mjekët dhe pacientët tanë është se doktoresha Veselinka Josifovska Mitrovska është shkarkuar në mënyrë të paskrupullt nga puna. Në vendimin e ndërprerjes të marrë nga menaxhmenti, ajo akuzohet se ka qenë fizikisht e pranishme në sallën e bronkoskopisë kur është kryer një ndërhyrje për të hequr një trup të huaj nga rrugët e frymëmarrjes së një prej pacientëve tanë.
Fëmija nuk rrezikohej nga asgjë në asnjë moment dhe as prania e një mjeku që ka 22 vite përvojë në këtë çështje nuk mund të rrezikonte në asnjë mënyrë jetën e fëmijës. Përkundrazi, nëse shfaqen komplikime, mund të ndërhyjnë menjëherë mjekët të pranishëm dhe me përvojë shumëvjeçare. Por paradoksi është se sipas drejtoreshës, siç shkruhet në vendimin e largimit nga puna, prania e saj ka vënë në rrezik jetën e pacientit.
Shprehim mbështetjen tonë më të fortë të pa rezervë për kolegen tonë Veselinka Josifovska Mitrovska, e cila besojmë se është bërë plotësisht e padrejtë dhe pa fajin e saj po merr vendim për shkarkim nga menaxhmenti aktual”, thuhet në njoftim.
Kolegji Mjekësor kërkon edhe një herë nga institucionet kompetente, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, që t’i japin fund arbitraritetit të Simonovskës, sepse Klinika Kozle është institucion shtetëror me rëndësi të jashtëzakonshme në ofrimin e kujdesit shëndetësor për kujdesin ndaj grupit më vulnerabël pacientësh, fëmijë dhe diskreditimit që po bën drejtoresha i kësaj klinike është diskreditimi i të gjithë sistemit shëndetësor.