Frrok Çupi: Unë shikoj skenare shumë të zinj të SPAK

nga Xh M

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në “News Line” se burgosja e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është një akt inatçor. Ai theksoi se Veliaj nuk ka akuzë për korrupsion. Prandaj, sipas Çupit, SPAK po luan me standardet e partive politike.

“Kjo ndodh si me pikën e ujit, atëherë kur e tepron me të keqen ndodh. Burgosja e Veliajt është një akt inatçor, pasi një akuzë për korrupsion nuk ka.

Të kthemi te ngjarjen e sotme. SPAK brenda 3 ditësh nga arrestimi i Erion Veliajt ka zbuluar element sh të rëndësishëm, duke treguar se në SPAK bëhet politik dhe ka hyrë krimi. Mund të thuash që është një mekanizëm i shpartalluar.

Këto janë të luash me atë ç’ka ti realisht nuk e mban dot. Me të njëjtin standard po luan SPAK, me standardin e partive politike.

Unë shikoj skenare shumë të zinj të SPAK, ai po tenton kreun e qeverisë, po tenton të marrë pushtete, të hyjë në fushatë si një forcë politike jo e regjistruar, por si një element ligjor konstitucional që do të shëmb mazhorancën me anë të fuqisë ligjore që i ka dhënë”, tha Çupi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More