Benet Beci takon administratorët e Njësive të Bashkisë Shkodër: Fokus te zgjidhja e problemeve të komunitetit

nga Xh M

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar një takim me administratorët e njësive administrative, ku në qendër të diskutimeve ishin problematikat kryesore që shqetësojnë komunitetin dhe gjetja e mundësive për zgjidhjen e tyre sa më të shpejtë.

Gjatë takimit u theksua se, ndonëse ka ende sfida për t’u përballuar, janë ndërmarrë ndërhyrje të rëndësishme në shumë zona të bashkisë. Këto ndërhyrje nuk janë përqendruar vetëm në qytet, por kanë përfshirë të gjithë territorin, nga Thethi në Velipojë dhe në çdo njësi administrative.

Ky angazhim synon të sjellë përmirësime konkrete për banorët, duke u fokusuar te nevojat reale të komunitetit dhe duke garantuar një menaxhim më efikas të problematikave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More