FSK, mbështetje operacionit për gjetjen e 30-vjeçarit të mbytur në lumin Klos

nga D. V.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Kosovës, është e angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e të riut 30-vjeçar J.K që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit pas një aksidenti me makinë në lumin Mat në bashkinë Klos në fillim të muajit.

AKMC informoi sot se në operacion janë angazhuar 10 forca dhe 2 mjete të Forcave të Armatosura, 5 forca dhe 1 mjet të MZSH Klos, si dhe 11 forca speciale të kërkim-shpëtimit nga Kosova.

Sipas AKMC-së operacioni zhvillohet me koordinim të plotë ndërinstitucional dhe angazhim maksimal në terren.

I riu J.K ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku drejtues ishte A.L, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More