“Një nga atashetë doganorë më të dalluar të OBD-së”, Dogana e Kosovës nderohet me medalje

nga D. V.

Dogana e Kosovës ka shënuar një arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Atasheu i Doganës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO), Bekim Mehmetaj, është nderuar me një medalje prestigjioze ndërkombëtare, duke u vlerësuar si një nga atashetë doganorë më të dalluar të OBD-së.

Sipas një njoftimi thuhet se ceremonia solemne e ndarjes së këtij çmimi u mbajt në Bruksel, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Doganave, në prani të përfaqësuesve të lartë institucionalë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të OBD-së, z. Ian Saunders, dhe autoritete të tjera evropiane dhe belge.

“Gjatë ceremonisë u theksua se Mehmetaj mishëron profesionalizëm të lartë, qasje proaktive dhe përkushtim të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar doganor, duke u vlerësuar si një model frymëzues për komunitetin doganor global. Bekim Mehmetaj ka mbi 20 vjet përvojë në Doganën e Kosovës dhe ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin institucional, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në struktura dhe forume të rëndësishme doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në promovimin e ekselencës profesionale dhe përfaqësimin e vendit me standardet më të larta të integritetit dhe profesionalizmit në nivel ndërkombëtar. Republika e Kosovës është anëtare e WCO-së që nga viti 2017, organizatë e cila përfshin 187 administrata doganore dhe mbulon rreth 98% të tregtisë globale. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More