FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër, Komuna del me njoftim

nga D. V.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë datave 12 dhe 13 dhjetor, Forca e sigurisë së Kosovës do të realizojë stërvitje ushtarake në fshatin Koliq dhe zonën e Badovcit.

Përmes një njoftimi, Komuna ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në terren.

“Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim. Faleminderit për mirëkuptimin! ”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More