FSSH dhe Projekti i USAID-it për partneritet kundër korrupsionit nënshkruan letër bashkëpunimi

nga D V

Shkup, 10 dhjetor – Në Fondin për Sigurim Shëndetësor sot është nënshkruar një letër bashkëpunimi ndërmjet FSSH-së dhe Projektit të USAID-it,  për partneritet kundër korrupsionit i cili do të zbatohet nga ana e Menaxhment Sistems Interneshënall, kompania e Tetra Tek.

Letra ishte nënshkruar nga ana e drejtorëve të FSSH-së, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov si dhe Lorens Held, drejtor i projektit, ndërsa hyn në fuqi nga data e nënshkrimit.

Qëllimi i kësaj letre për bashkëpunim, siç kumtuan nga FSSH, është të vendoset bazë e prioriteteve të përbashkëta të cilat janë kahëzuar drejt realizimit të aktiviteteve të cilat duhet të forcojnë sistemin për parandalimin dhe reduktimin e cenueshmërisë institucionale ndaj korrupsionit.

Me këtë, të dy palët obligohen në bashkëpunim të përbashkët, sigurimin e personelit adekuat dhe resurseve të cilat do të sistemohen në mënyrë adekuate në zbatimin e aktiviteteve të lidhura me projektin.

Ky bashkëpunim hedh themelet për përpjekjet e përbashkëta, duke u fokusuar në fusha kyçe si kontrolli i brendshëm, ngritja e kapaciteteve për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit, përmirësimin e proceseve të rekrutimit, etj.

Nga ana e përfaqësuesve të Projektit të USAID-it për partneritet kundër korrupsionit ishte theksuar se përmes bashkëpunimit do të jepet mbështetje për rritjen e transparencës financiare dhe përmirësimin e funksionalitetit të sistemit të e-shëndetësisë, si dhe promovimi i integritetit dhe përgjegjësisë në menaxhimin me FSSH-në gjatë vitit të ardhshëm”, citohet në kumtesën e Fondit për Sigurim Shëndetësor. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More