“FussballLiebe Finale”, topi i gjysmëfinaleve dhe finales

nga Xh M

Kompania “Adidas” e ka zbuluar të dielën topin zyrtar për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani. Është quajtur “FussballLiebe Finale”.

Në topin e ri shihen elemente të reja, ndërsa ngjyra e bardhë është zëvendësuar me të argjendtën, që përfaqëson kupën për të cilën konkurojnë katër skuadrat, Spanja, Franca, Holanda dhe Anglia.

Po ashtu në të janë edhe ngjyrat e shtetit mikpritës të këtij Evropiani, Gjermanisë. Gjithashtu, do të jetë i pajisur me teknologjinë Connected Ball, e cila ofron të dhëna të sakta në kohë reale për gjyqtarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More