Zëvendës ministrat pritet të emërohen në seancën e 21 ose 22 korrik

nga Xh M

Shkup, 7 korrik – Arben Taravari nga koalicioni VLEN, konfirmoi që Garip Kaba do të jetë zëvendësdrejtor i ri i Doganave, ndërkaq për propozimet tjera pritet që qeveria të vendos gjatë javës që vjen. Taravari, gjithashtu njofton se seanca kuvendore për zgjedhjen e zëvendësministrave pritet të mbahet më 21 apo 22 korrik.

“Zotëri Kaba kaloi në kryesi të partisë, do të jetë zëvendësdrejtor i Doganave të Republikës së Maqedonisë. Këtë javë, nëse kemi mbledhje të Qeverisë mbi gjysma e drejtorëve të VLEN-it do të emërohen. Kurse, zëvendësministrat me sa e di, më 21-22 korrik, mbahet seanca ku do të emërohen zëvendësministrat në të gjitha resorët”, tha Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More