Shkup, 1 nëntor – Skuadra e Shkëndijës nga Haraçina ka mundur Pobedën në Prilep me 1-0, në takimin ku kishte disa incidente.
Filimisht kishte fyerje na bazë nacionale nga tifozët vendas drejt mysafirëve nga Shkupi brenda stadiumit, ndërsa në fund kishte edhe një sulm nga një tifoz i Pobedës në zhveshtoren e futbollistëve mysafirë.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe skuadra e Shkëndijës përmes në komunikate për media, të cilën e përcjellim në tërësi.
“Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit nuk i ngjajnë aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë. Ajo çfarë ndodhi në tribuna dhe rreth fushës nuk janë pamje që duhet të shfaqen në një ndeshje futbolli. Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime të turpshme që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve tanë. Ne kërkojmë nga Federata të ndërmarrë masat e duhura dhe të japë dënimet e merituara për organizatorët e kësaj ndeshjeje, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Futbolli është lojë që bashkon – jo që ndan”, thuhet në reagimin e KF Shkëndija Haraçinë.
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka paralajmëruar se do të ketë dënime duke filluar nga Komisioni Garues dhe ai i Disiplinës për të gjithë ata që kanë shkelur regulloren e garimit.
Shkëndija e Haraçinës luajti sot në transfertën e Pobedas, duke fituar me rezultatin 0-1. Sfida ishte e vlefshme për javën e 10-të të kategorisë së dytë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thirrjet skandaloze u regjistruan nga tifozeria e Pobedas.
“Majmuni” duhet tifogrzpi, që në Prilep thërriste sot: “Dhoma gazi për shqiptarët”. Ata janë të njohur për racizmin ndaj shqiptarëve, pasi edhe kur Kombëtarja e Shqipërisë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të pranishëm me të njëjtat thirrje.
Shkëndija e Haraçinës mban aktualisht vendin e parë. Klubi shqiptar ka për synim vetëm ngjitjen në elitën e futbollit në Maqedoni.
Në vjim linku deri te videoja me thirrjet raciste gjatë ndeshjes së futbollit.
Rastet e shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes në Kumanovë dhe Kavadar, me brohoritma raciste, në tribunat sportive mbeten pa epilog. Në Kumanovë policia ende në fazën e “marrjes së masave për zbardhjen e rastit”, ndërkaq në Kavadar, “po identifikohen personat e grupit të tifozëve”. Deri më tash, janë penalizuar vetëm organizatorët e ndeshjes nga radhët e Klubit Futbollistik “Pelister”.
“Në lidhje me incidentin në Kumanovë, ju informojmë se SPB Kumanovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike në Kumanovë, po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse. Sa i përket incidentit në Kavadar, ju njoftojmë se Njësia e Punëve të Brendshme në Kavadar po ndërmerr masa për identifikimin e personave që janë pjesë e grupit të tifozëve, ndërsa ndaj organizatorit të ndeshjes, KF “Pelister”, janë përgatitur dhe lëshuar gjoba kundërvajtëse, në përputhje me Ligjin për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së papërshtatshme në ndeshjet sportive”, thanë për Portalb.mk nga ministria e Punëve të Brendshme, duke u përgjigjur në pyetjen tonë se deri ku janë proceset për zbardhjen e rasteve të dy incidenteve në fjalë.