Ganiu: Bashkëpunimi qytetar për pastërti po jep rezultate

nga Xh M

Shkup, 16 maj – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar për përfundimin me sukses të aksionit dyjavor të pastrimit të mbeturinave të forta në këtë komunë. Gjatë 15 ditëve të fundit, në pikat e vendosura enkas për grumbullimin e kabastive, janë mbledhur gjithsej 210 metra kub materiale, përfshirë mobilje të vjetra dhe pajisje shtëpiake të hedhura.

Ky aksion kontribuoi në mënyrë të dukshme në përmirësimin e pastërtisë dhe estetikës në hapësirat publike të Çairit. Ganiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit qytetar dhe kërkoi mirëkuptim nga banorët që të përmbahen nga hedhja e mbeturinave të forta deri në njoftimin e aksionit të radhës.

“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin,” përfundoi Ganiu në njoftimin e tij zyrtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More