Ganiu njofton se komuna e Çairit ka përfituar grant prej 50 mijë dollarësh nga UNDP

nga Xh M

Shkup, 13 mars – Sot mora pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për financimin e dokumentacionit teknik, në kuadër të projektit për forcimin e kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve – Faza 2, mbështetur nga UNDP, Qeveria e Suedisë dhe Byroja për Zhvillim Rajonal.

Me kënaqësi njoftoj se Komuna e Çairit është e vetmja komunë shqiptare dhe një nga vetëm tre komunat në nivel shtetëror që ka fituar grantin maksimal prej 50.000 dollarësh nga UNDP. Ky financim, së bashku me kontributin e komunës prej 395.564 denarëve, do të përdoret për përgatitjen e dokumentacionit teknik për instalimin e pompave termike te ngrohjes në shkollat fillore të Komunës së Çairit.

Ky projekt do të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe një mjedis më të qëndrueshëm energjetik në institucionet arsimore. Vazhdojmë të punojmë për projekte që sjellin zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e Çairit!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More