Ganiu: Vijon rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Dizhon – Investim prej 1.5 milion euro

nga D. V.

Shkup, 9 korrik –Komunës së Çairit, Visar Ganiu, vizitoi sot nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Ferid Zairi”, si pjesë e projektit të madh për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Dizhon.

Ky projekt përfshin ndërhyrje në gjithsej 16 rrugë dhe ka një vlerë prej afro 1.5 milion euro, të financuar në tërësi nga fondet e Qeverisë përmes një granti të dedikuar.

Gjatë inspektimit në terren, Ganiu u shpreh i kënaqur me ritmin dhe cilësinë e punimeve që tashmë kanë nisur prej disa ditësh. Sipas tij, ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën bazë dhe do të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme të banorëve të lagjes Dizhon.

“Projekti garanton furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe një sistem efikas për menaxhimin e ujërave të ndotura, duke sjellë zhvillim të barabartë në çdo cep të Çairit,” tha kryetari Ganiu.

Punimet pritet të vazhdojnë në mënyrë intensive në javët në vijim, ndërsa autoritetet lokale kanë premtuar mbikëqyrje të vazhdueshme për të siguruar zbatim cilësor dhe në afat të projektit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More