Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen sot dhe nesër

nga D. V.

Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në autostradën “Arbën Xhaferi”, Rruga nacionale N9 dhe autostradën “Ibrahim Rugova”.

Garat do të mbahen më 20 dhe 21 qershor, derisa orari i garave dhe segmenti i bllokimit do të jetë si më poshtë:

-Me datën 20.06.2025 nga ora 10:00 deri 14:00 autostrada “Arben Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri të hyrja/dalja Bibaj, drejtimi Prishtinë – Hani i Elezit, do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim të mjeteve.

-Me datën 21.06.2025 nga ora 09:00 deri 16:00 do të zhvillohet dita e dytë e garës në relacionin autostrada “Arbën Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sipas planifikimeve të saja do të merret me masat dhe veprimet policore në terren, si dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që mundësisht në këto intervale kohore të shfrytëzojnë rrugët alternative me qëllim të shmangies së pritjeve apo vonesave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More