Garancia Evropiane për Fëmijët, Rama: Rrisim financimin për 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama iu adresua sot me një fjalë konferencës rajonale mbi “Përshpejtimin e Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”, e cila u organizua në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.

Kryeministri vlerësoi se kjo konferencë shërben si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.

Kryeministri vlerësoi se nëse shohim ambicien që ka ky program i Garancisë Europiane për Fëmijët dhe i referohemi shifrave mbi të cilat programi është ndërtuar dhe argumentuar është një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politikbërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit mes të gjithë aktorëve shoqërorë dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në arsimin cilësor.

Po ashtu, kryeministri theksoi se ky program synon të sigurojë ofrimin e ushqimit të shëndetshëm, përmirësimin e vazhdueshëm të aksesit në shërbimin shëndetësor, kushte të përshtatshme strehimi, zhvillimin e programeve të mbrojtjes së dedikuar për fëmijët, përmirësimin e kushteve sociale për fëmijët me aftësi të veçanta dhe në tërësi për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror mbi të drejtat e fëmijëve.

“Të gjitha këto janë pikat kyçe të Garancisë Europiane për Fëmijët dhe në funksion të këtyre pikave BE ka përcaktuar edhe një financim të veçantë që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të Garancisë Europiane dhe për të zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se përmes këtij programi synohet ngushtimi i hendekut që është tejet shqetësues në të gjithë hapësirën europiane sidomos si rezultat i goditjes që dha pandemia e disa viteve më parë.

“Këtu natyrisht që financimi i posaçëm i BE-së lidhet me përfshirjen aktive të qeverive kombëtare në partneritet me organizata joqeveritare dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore, sociale dhe shëndetësore, si dhe me programet mbështetëse për prindërit”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi faktin se në të gjitha këto drejtime vendi ka bërë një progres të dukshëm, ashtu sikundër ky progres është një bazë e sigurt për të ndërtuar më tutje duke synuar të përfitojmë aktivisht nga financimi i BE-së.

“Aspekti ynë i financimit por edhe organizmit dhe ndërveprimit me partnerët e tjerë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta të cilët janë përfitues të skemave të tjera të mbështetjes. Por të cilët në këtë fazë dhe në kushtet kur mundësitë tona ekonomike dhe financiare rriten meritojnë një rritje të mbështetjes nga ana jonë”, shtoi Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More