Gashi: 22 Nëntori është themel i identitetit tonë kombëtar

nga Redaksia

Shkup, 22 nëntor – Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka përcjellë urimet më të përzemërta me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe.

Në mesazhin e tij, Gashi theksoi se kjo ditë shënon një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare, kur u vendosën themelet e alfabetit të unifikuar, duke forcuar gjuhën shqipe si simbol të bashkimit dhe identitetit.

“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, angazhohem që gjuha shqipe të trajtohet me barazi, dinjitet dhe respekt. Për mua, kjo ditë ka një domethënie të veçantë, duke qenë një thelb i identitetit tim”, ka shkruar Gashi.

Ai uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për Ditën e Alfabetit, duke e cilësuar si një festë që i bashkon dhe i jep kuptim rrugëtimit të tyre historik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More