Gashi – Camaj: Thellimi i bashkëpunimit parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

nga Xh M

Shkup, 24 tetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot në Rigë, realizoi takim me nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

Në takim, siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, u diskutua për bashkëpunimin midis dy parlamenteve, duke përfshirë shkëmbimin e praktikave dhe vizitat në shërbim, si dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gashi dhe Camaj shkëmbyen mendime për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke e theksuar rolin e parlamenteve në procesin e harmonizimit të legjislacionit me atë evropian.

Në fund të takimit, Camaj shprehu gatishmërinë për të vizituar Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në të ardhmen e afërt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More