Gashi – Çeza: Anëtarësimi në NATO do të thotë vlera të përbashkëta dhe përgjegjësi të ndarë

nga D. V.

Romë, 9 maj – Sfidat aktuale imponojnë dhe ngritjen e nivelit të partneritetit unik dhe thelbësor me Bashkimin Evropian, me qëllim forcimin e plotësueshmërisë strategjike me NATO-n. Të gjitha vendet- anëtare dhe parlamentet e tyre duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë Dialogut të Strukturuar NATO-BE që mbulon qëndrueshmërinë, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe përmirësimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes, tha kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në Romë në takimin me Lorenzo Çesa, kreun e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Gashi, siç thuhet në kumtesë, në takimin u ka shprehur mirënjohje miqve të zgjerimit të BE-së, ndër të cilët kryeson Republika Italiane dhe nënvizoi mbështetjen e zëshme dhe të vazhdueshme të Italisë për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Çeza përsëriti urimet e tij për organizimin e Takimit të KP të NATO-s në Shkup, në të cilin pjesëmarrësit treguan se anëtarësimi në Aleancë është më shumë sesa siguri, ka të bëjë me ndarjen dhe mbrojtjen e vlerave dhe përfaqësimi i qëllimeve të përbashkëta. Në këtë kontekst, ai theksoi angazhimin e shtetit tonë për investime në mbrojtje dhe modernizimin e forcave mbrojtëse, duke ruajtur pragun prej 2% të PBB-së për këtë qëllim. Çeza, duke përsëritur mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të hapur për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, theksoi se zgjerimi duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht duke pasur parasysh ngjarjet gjeopolitike që ndodhin në nivel dypalësh.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se marrëdhëniet dinamike dypalëshe dhe mbështetja e ndërsjellë në nivel shumëpalësh janë një bazë e shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe intensifikimin e komunikimit midis deputetëve në të gjitha sferat e diplomacisë parlamentare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More