Gashi: Diversiteti është forca më e madhe e shoqërisë

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në bashkëpunim me NDI kanë organizuar një ngjarje dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, përcjell Alfax.mk
“Në këtë format, reflektuam mbi rolin dhe angazhimin e institucioneve tona, për të ndërtuar procese më gjithëpërfshirëse, ku personat me aftësi të kufizuara trajtohen me dinjitet dhe marrin hapësirën që meritojnë.
Theksova se diversiteti është forca më e madhe e shoqërisë dhe inkurajova që të njohim talentin, forcën dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.
Kuvendi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave, lehtësimin e qasjes dhe sigurimin e inkluzivitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More