Kasami nënshkruan kontratat për mbështetjen e projekteve qytetare

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka nënshkruar sot kontratat për mbështetjen financiare të projekteve të përzgjedhura nga thirrja publike e shpallur muajin e kaluar. Kjo shënon një hap të rëndësishëm në përforcimin e bashkëpunimit mes komunës dhe shoqërisë civile, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm për zhvillim dhe transparencë.

Sipas Kasamit, administrata komunale mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave qytetare, angazhim që u reflektua edhe gjatë diskutimit publik të organizuar me këtë rast, ku qytetarët patën mundësinë të paraqesin idetë dhe nevojat e tyre.

Me këtë hap, Komuna e Tetovës synon të avancojë projekte që sjellin zhvillim, përfitim dhe ndikim pozitiv për gjithë qytetarët. “Së bashku ndërtojmë një Tetovë më të mirë”, theksoi kryetari Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More