Gashi: Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën

nga Xh M

Shkup, 3 shtator – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka falënderuar deputetët të cilët morën pjesë në interpelancë ndaj tij.

Gashi thotë se edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.

“I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance.

I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme. Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës!”, shkruan Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More