Gashi: Garantojmë se çdo ministër, drejtor do të jetë në funksion të qytetarëve

nga Xh M

Shkup, 23 maj – Afrim Gashi kryetari i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, ka deklaruar se ata garantojnë që çdo ministër, edhe kryeministri, çdo drejtor do të jetë në funksion të qytetarëve.

Ai tha se kjo ka qenë beteja e tyre.

“Sikur që shqiptarët ministrat shqiptarë do të jenë të detyruar të kujdesen për mbarëvajtjen e procesit dhe qeverisje të mirë në gjithë territorin e shtetit, ne të njëjtën do ta kërkojmë prej secilit ministër nga VMRO-DPMNE që qytetarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë pa dallim partie, etnie, religjioni e cfarëdo përkatësie tjetër”, tha Gashi në intervistë për TV Alsat.

Sa i përket riorganizimit të ministrive, Gashi tha se mandatari i ardhshëm Hritijan Mickoski, ka diskutuar me ta dhe se së bashku do t’i realizojnë ato ide.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More