Gashi: I qëndroj besnik votuesit dhe parimeve

nga Xh M

Shkup, 20 prill – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ritheksuar përkushtimin e tij ndaj votuesve që i kanë dhënë besimin në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024.

“Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar,” shkruan Gashi, duke bërë të qartë se ai përfaqëson Alternativën në kuadër të koalicionit opozitar VLEN.

Duke komentuar rolin e tij si Kryetar Kuvendi, Gashi theksoi se angazhohet të veprojë në mënyrë të paanshme dhe të barabartë ndaj të gjitha grupeve parlamentare, në përputhje me detyrimet kushtetuese që i ngarkon funksioni i tij.

Në reagimin e tij, Gashi nuk la pa përmendur edhe përpjekjet e disa mediave për të krijuar, siç i quajti ai, “senzacione”, duke theksuar se konsistenca politike dhe morali politik mbeten udhërrëfyes të angazhimit të tij publik.

“Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin,” përfundon Gashi postimin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More