Gashi: Kjo është interpelancë ndaj përkatësisë etnike dhe fetare të Kryetarit të Kuvendit

nga D V

Shkup, 3 shtator –  Debat i ashpër në seancën e sotme ku debatohej për interpelancën për kryeparlamentarin, Afrim Gashi. Në arsyetimin e interpelancës prej 7 pikave, Dimitar Apasiev nga Levica, tha se kryeparlamentari Gashi me lutje në Kuvend, me ngjarjen me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroport, si dhe me pikat tjera, ka bërë shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Rregullores.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, vlerësoi se fjalimi i Apasievit është përplot me albanofobi, islamofobi dhe pohime të pasakta. Pas fjalimit të tij para deputetëve tha se do ta lëshojë seancën, siç tha, që të mos ndikojë në debatin e mëtejshëm.

Talat Xhaferi nga FE edhe pse rastet për të cilat është ngritur interpelanca i quajti skandaloze, megjithatë tha se ata nuk do ta përkrahin kërkesën për përgjegjësinë e Gashit.

Kritika të ashpra arritën nga LSDM prej ku paralajmëruan se do të votojnë për këtë interpelancë edhe pse, siç thanë, pritën që kjo kërkesë për përgjegjësi të vijë nga VMRO-DPMNE.

Në mbrojtjen e kryeparlamentarit Gashi dolën deputetët e VMRO-DPMNE-së sipas të cilëve interpelanca është një produkt politik të cilit nuk duhet t’i kushtohet vëmendje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More