Gashi në Konferencën Rajonale për Siguri: Ballkani Perëndimor ka vetëm një alternativë, BE-në

nga D. V.

Shkup, 11 nëntor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mbajtur fjalim në në Konferencën Rajonale për Siguri, të organizuar nga Këshilli e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Qeveria e RMV dhe partnerët italian.

“Ky forum, mblodhi figura të larta nga rajoni rreth sigurisë në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor. Theksova se siguria e Europës nuk mund të jetë e plotë pa sigurinë e Ballkanit Perëndimor, aq sa siguria jonë nuk mund të jetë e qëndrueshme pa integrimin e plotë të rajonit në BE. Inkurajova për partneritet mes rajonit duke besuar fort se për të ndërtuar besim në Europë, duhet së pari të ndërtojmë besim midis nesh. Ballkani Perëndimor ka vetëm një alternativë— Bashkimin Europian. BE është siguria, përgjegjësia dhe e ardhmja jonë është e përbashkët”, ka deklaruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More