Gashi përkujton viktimat e vërshimeve tragjike në Hasanbeg: Dhimbja mbetet po aq e thellë

nga D. V.

Shkup, 6 gusht – Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka përkujtuar me ndjenja të thella dhimbjeje dhe solidariteti viktimat e vërshimeve tragjike që goditën Hasanbegin në gusht të vitit 2016, duke marrë jetën e 23 personave.

“Nëntë vite më vonë, dhimbja mbetet po aq e thellë. Kjo fatkeqësi mori jetën e 23 personave dhe la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”, ka shkruar Gashi në një postim publik, duke theksuar se si banor i këtij vendbanimi dhe si kryetar i Kuvendit, ndjen përgjegjësi morale për të ruajtur gjallë kujtimin dhe respektin për viktimat.

Ai shtoi se përveç dhimbjes, Hasanbegu dhe banorët e tij mbeten shembull i vlerave njerëzore, humanitare dhe solidaritetit që i bashkoi për të përballuar një nga momentet më të vështira. “Sot, ndërsa kujtojmë dhe lutemi për viktimat, shpresojmë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më”, u shpreh Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More