Gashi shpreh ngushëllime për tragjedinë në Turqi

nga Xh M

Shkup, 22 janar – Ka shkruar në 66 numri i të vdekurve pas shpërthimit të zjarrit në një hotel 12-katëshe në qendrën e skive Kartalkaya në Bolu në Turqi. Lidhur me këtë ngjarje ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Gashit:

Në emër të Kuvendit të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë e ndodhur në Turqi, ku një zjarr i fuqishëm mori jetën e dhjetra personave dhe la të tjerë të lënduar.

Bashkëndjejmë me popullin turk në këto momente të vështira dhe solidarizohemi me autoritetet që po përpiqen të përballojnë këtë fatkeqësi. Lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe të prekurit nga kjo tragjedi e dhimbshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More