Gashi: Sot nderojmë veprën heroike të familjes Jashari

nga D V

Shkup, 5 mars – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vlerëson se epopeja e UÇK-së përbën një kapitull të rëndësishëm dhe një kthesë përcaktuese në historinë e popullit shqiptar.

“Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit, janë simbol i rezistencës dhe sacrificës së lavdishme për të jetësuar lirinë. Sot, nderojmë veprën heroike të familjes Jashari dhe të gjithë atyre që me qëndresën dhe gjakun e tyre vunë themelet e lirisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, është shprehur Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More