Gashi-Spiropali: Përgëzova progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues

nga D. V.

Shkup, 22 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot ka pritur ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Në takim Gashi ka përgëzuar për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues.

“Pata nderin të mirëprisja Elisa Spiropali, Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, e cila po gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Në një atmosferë miqësore, reflektuam vazhdimësinë e raporteve që kemi ndërtuar fillimisht si homologë, e tashmë edhe në role të reja institucionalë, por me të njëjtin përkushtim për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve tona.

Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore, të mbështetura në dialog politik të qëndrueshëm, bashkëpunim konkret dhe vizion të përbashkët europian. Përgëzova progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në hapjen e klasterëve negociues, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin tonë të palëkundur ndaj rrugës europiane.

Nënvizuam rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, kulturor e shoqëror, si dhe nxitjes së mëtejshme të projekteve të përbashkëta si shtyllë e stabilitetit dhe zhvillimit”, shkruan Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More