Gashi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Antoni Belanger

nga D. V.

Shkup, 3 prill – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim konstruktiv me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Antoni Belanger, si dhe përfaqësues të SPGP-së.

“Diskutuam për sfidat, hapësirat dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve dhe standardeve të punës së mediave dhe gazetarëve në vendin tonë. U theksua rëndësia e ndryshimeve ligjore dhe bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve, sindikatave, organizatave dhe mediave, për të siguruar transparencë dhe lirinë e shprehjes, si dhe për të mbështetur zhvillimin e një mjedisi më të favorshëm për gazetarinë profesionale”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More