Gashi takon ambasadorin e Katarit: Diskutim për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ekonomik

nga D. V.

Shkup,  16 qershor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Rashid Bin Said Al-Hajarin, u.d. Ambasador i Katar-it.

“Kisha kënaqësinë që të mirëpres në takim Sh.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin, u.d. Ambasadorit të Katar-it. Konfirmuam marrëdhëniet miqësore mes dyja vendeve tona, ndërsa diskutuam mundësitë e avancimit të bashkëpunimit parlamentar. Shqyrtuam fusha të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit si në aspektin bilateral ashtu edhe në atë multilateral, në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe promovimit të vlerave të paqes. I dëshirova suksese në detyrën e tij, dhe u pajtuam të kontribojmë në ngritjen e marrëdhënieve tona diplomatike”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More