Gashi: Toleranca është një nga cilësitë më të larta njerëzore

nga Redaksia

Shkup, 15 nëntor – Përmes punëtorisë për fëmijët e më shumë shkollave dhe të përkatësive të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare sot në Kuvend u shënua Dita Ndërkombëtare e Tolerancës – 16 Nëntori. Fëmijët krijuan mesazhe për tolerancë, përmes të cilave porositën një shoqëri më të bashkuar, paqësore dhe të përbashkët. 

Siç informuan nga pres shërbimi i Kuvendit, në punëtori morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Gashi theksoi se ky eveniment është mundësi që përmes fëmijëve t’u dërgohet mesazhi të gjithë qytetarëve se toleranca është një nga cilësitë më të larta njerëzore, të cilën duhet ta kemi të gjithë.

“Si vend duhet të jemi të lumtur që kemi grupe të ndryshme dhe ta shohim diversitetin si bukuri, sepse dallimet i bëjnë gjërat të bukura. T’i respektojmë të gjithë, pa asnjë dallim, gjuhësor, fetar, shoqëror. Fillimisht le të jemi njerëz”, porositi Gashi, duke shtuar se njerëzimi është vlera më e madhe, ndërsa dashuria është shkalla më e lartë e njerëzimit. Ai apeloi me tolerancë dhe dashuri për ta ngritur vendin në një nivel më të lartë së bashku. 

 Dita Ndërkombëtare e Tolerancës shënohet çdo vit më 16 nëntor për të forcuar dhe rritur ndërgjegjësimin për tolerancën, respektin dhe mirëkuptimin midis njerëzve me prejardhje dhe kultura të ndryshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More