Gashi u takua me Ambasadorin e BE-së, Mihails Rokas

nga D. V.

Shkup, 23 shtator –  Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Mihails Rokas.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë në procesin e integrimit evropian. Kryeparlamentari Gashi theksoi rolin e rëndësishëm të Kuvendit në avancimin e reformave, ndërsa vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që BE-ja i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit.

Ambasadori Rokas nga ana e tij riafirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur vendin në proceset reformuese dhe integruese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More