Gashi uron Pashkët: Vlerat e përbashkëta janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie

nga Xh M

Shkup, 20 prill – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u ka dërguar urimin e Pashkëve qytetarëve të besimit të krishterë.

Ai ka theksuar mesazhin e Pashkëve si simbol të shpresës dhe ripërtëritjes shpirtërore.

Urimi i plotë:

“Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ju uroj festat e Pashkëve.

Mesazhi i pashkëve është një mundësi për t’u kujtuar sërish se vlerat e përbashkëta si respekti i ndërsjellë, solidariteti dhe mirësia njerëzore janë thelbësore për përparimin e çdo shoqërie.

Të gjithëve ju uroj paqe, shëndet dhe mirëqenie dhe që Pashkët t’i kaloni në ngrohtësi dhe dashuri me të dashurit tuaj”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More