Gashi: Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik. Dilni e votoni

nga Redaksia

Shkup, 2 nëntor – Kryeparlamentari Afrim Gashi njofton se sot ka realizuar të drejtën e tij qytetare duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai thekson se vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre.

“Sot e realizova të drejtën time qytetare duke votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të shprehur vullnetin e tyre në dobi të komunave dhe qyeteve tona.” shkruan Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More